Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vjedhja e rëndë në shtëpinë e familjes Hoxha në Malishevë, kapet një i dyshuar – del nga e njëjta familje

nga Revista Kosovarja

Vjedhjet e shumta nëpër shtëpi, biznese e lokale të ndryshme përveç pasigurisë, po shkaktojnë edhe humbje të mëdha.

Mbi artikull

Por jo gjithmonë hajnat kapen, pasi arrijnë t’iu ikin prangave të Policisë, duke qëndruar në arrati. Një rast i tillë i vjedhjes së rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Bellanicë të Malishevës dhe Policia tashmë ka arritur ta kap personin e dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Dy persona, më 25 korrik, ishin futur brenda shtëpisë së familjes Hoxha, ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë të 6 mijë eurove dhe disa para të gatshme.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se njëri prej tyre është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe doli të jetë nga familja Hoxha. I dyshuari, 19-vjeçar E.Hoxha., u zbulua pasi Policia siguroi pamjet, që dëshmonin se i njëjti bashkë me një person tjetër kanë kryer vjedhjen.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas arrestimit dhe bastisjes së shtëpisë së tij, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën për veprën me të cilën ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 19-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa po ndërmerren veprime hetimore për arrestimin e personit tjetër që ka gisht në këtë rast.