fbpx

Vjehrra e bën nusen e djalit për spital , viktima përfundon me lëndime në QKMF-në e Kaçanikut

nga Revista Kosovarja

Rastet e dhunës në familje në vendin tonë nuk ndalen, ku përveç bashkëshortëve dhunues, gjithnjë e më shpesh viktimat përballen edhe me dhunë nga anëtarë të tjerë të familjes, siç është rasti i një gruaje nga Kaçaniku i Vjetër, e cila ka denoncuar vjehrrën e saj për sulm fizik.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 13 qershor 2025, rreth orës 18:30, 33-vjeçarja me inicialet E.L. ka raportuar në Polici se është sulmuar nga vjehrra e saj, S.L., 71-vjeçare, pas një përplasjeje që ka eskaluar në dhunë fizike, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta në kokë dhe pjesë të trupit.

Pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar palët e përfshira. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, me urdhër të Prokurores Kujdestare.

Të dyja palët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti i është referuar Njësisë së Hetimeve për trajtim të mëtejmë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]