Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Vjehrra më trajtonte si skllave” -Koha kur Alba rrëfente martesën e vështirë që zgjati disa vite

nga Revista Kosovarja

Banorja e edicionit aktual të “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, është një fytyrë e njohur për publikun, pasi më herët ka qenë pjesë edhe e formateve të ndryshme televizive.

Mbi artikull

Alba ka zbuluar se ka qenë e martuar për një periudhë prej katër deri në pesë vjet, duke e cilësuar atë kohë si një “tmerr” për jetën e saj personale.

Rrëfimi i saj për martesën ka qenë i mbushur me emocione, duke treguar vështirësitë e mëdha që ka kaluar gjatë atyre viteve, shkruan Indeksonline.

Ajo ka treguar se gjatë martesës ka bashkëjetuar me prindërit e ish-bashkëshortit, ku, sipas saj, është trajtuar në mënyrë tejet të rëndë. Alba ka rrëfyer se vjehrra e saj e trajtonte si “skllave”, duke e vënë vazhdimisht nën presion dhe duke i shkaktuar vuajtje emocionale.

Moneytizer Paragrafi 4

Banorja e “BBVK” ka theksuar se ajo periudhë e jetës së saj ka lënë pasoja të mëdha, duke qenë një nga përvojat më të vështira që ka përjetuar ndonjëherë.

Më poshtë mund t’i gjeni rrëfimet e ndjera të banores së “BBVK”, ku Alba Pollozhani flet hapur për martesën, bashkëjetesën dhe trajtimin që ka marrë gjatë asaj kohe

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]