fbpx

Vjen lajmi i shumëpritur nga Lady Gaga

nga Revista Kosovarja

Lady Gaga ka dhënë lajme të mira për adhuruesit e muzikës së saj.

Këngëtarja hyri në Instagram për të zbuluar se shumë shpejt sjell projekte të reja muzikore, transmeton Klankosova.tv.

Në Instagram, Gaga ka shpërndarë disa foto bardh e zi nga studio. E para është një selfie që ajo ka bërë para mikrofonit. Në të, ajo është e veshur me një bluzë të zezë me syze dielli dhe flokët e tërhequr mbrapa.

“Vetëm unë në studio – e lumtur si gjithmonë duke bërë muzikë, ndihem shumë mirënjohëse, zemra është e qetë”, shkroi ajo. “Është si meditim. Mezi pres që të më dëgjoni se për çfarë po punoj”.

Ndërkohë, Gaga është duke u përgatitur për publikimin e “Joker: Folie a Deux”, premierë më 4 tetor.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]