fbpx

Vjen reagimi i Metës pasi SPAK-u përfundoi hetimet ndaj tij dhe Kryemadhit

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi SPAK ka përfunduar sot hetimet për të dhe Monika Kryemadhin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se e përshëndet përfundimin e asaj që ai e cilëson si farsë hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve.

Meta vijon më tej duke thënë se pret me padurim nisjen e gjykimit të këtij procesi, që sipas tij, ka si objektiv kryesor heqjen e vëmendjes nga krimet zgjedhore, shkruan A2 CNN.

Megjithatë ai shton se procesi gjyqësor ndaj tij, i cili do të jetë publik, do të faktojë botërisht se SPAK dhe drejtësia e re janë në duart e Edi Ramës dhe përdoren për të goditur opozitën.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA, si dhe për shpenzime financiare të padeklaruara prej tyre.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]