fbpx

Vjen reagimi i parë i Hashim Thaçit, pas aktakuzës së Speciales

nga Revista Kosovarja

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar dje një aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Aktakuza pretendon se Thaçi dhe Veseli dyshohen se janë përgjegjës për vrasjen e 100 personave.

Ndërsa sot, presidenti Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë pas këtij njoftimi.

Para pak minutash ai ka ndërruar fotografinë e “cover”-it, në Facebook.

Thaçi aty ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë përshkrim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]