fbpx

Vjosa Osmani: Dikush po tenton ti prish raportet Kosovë-Mali i Zi, por kjo nuk do të ndodhë

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia Vjosa Osmani. Kjo e fundit pas takimit që zhvilluan në presidencë ka thënë se Mali i Zi është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka qenë ndër fqinjët më përkrahës me Kosovën.

“Miqësia do të ruhet dhe forcohet me çdo kusht. Republika e Kosovës ka ratifikuar 3 dokumente në Kuvendin e Kosovës. Gjithçka që ka të bëjë me raportet tona, do të diskutohet në përputhje me parimin e raporteve të shkëlqyeshme. Ka mjaftueshëm akterë të tjerë që dëshirojnë ti prishin marrëdhëniet tona, por Kosova dhe Mali i Zi nuk duhet ta bëjë këtë”, ka thënë presidentja Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]