fbpx

Vjosa Osmani i bashkohet platformës së Meta-s, Threads

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar menjëherë platformës së Meta-s, Threads.

Threads është një rrjet social i bazuar në tekst që u lansua të enjten, ku përdoruesit mund të bëjnë postime me 500 karaktere dhe gjithashtu mund të publikojnë edhe video.

Deri më tani, miliona njerëz i janë bashkuar platformës së Threads dhe presidentja Osmani është gjithashtu në mesin e tyre.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]