fbpx

Vjosa Osmani: Qeveria varet nga Lista Serbe, votat ia siguroi Thaçi

nga Revista Kosovarja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur para mediave pas votimit të qeverisë Hoti.

Osmani para gazetarëve ka kundërshtuar ashpër qeverinë e re, duke thënë se e njëjta varet nga votat e Listës Serbe, dhe se votat i janë siguruar nga presidenti Thaçi.

“Kjo qeveri varet nga votat e Listës Serbe. Votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, dhe kjo qeveri nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar . Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Familja ime politike janë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo para mediave.

Osmani është pyetur nga gazetarët se a do të jetë ende kryetare e Kuvendit, mirëpo në të njëjtën nuk është përgjigjur, duke u larguar kështu nga hapësira rreth Kuvendit të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]