fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vjosa Osmanit ia mundëson Kushtetuta ta shkarkojë Dakën

nga Kosovarja
1 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka përmendur integritetin e KQZ’së, teksa i ka tërhequr vërejtje kryetares së kësaj komisioni, Valdete Dakës, për atë që Osmani e quajti “shtyrje përpara të agjendave partiake” pas mos-certifikimit të subjekteve të caktuara politike.

Ndonëse pjesë e procesit zgjedhor, Osmani si ushtruese e detyrës së një ndër funksioneve më të rëndësishme shtetërore e gëzon të drejtën e shkarkimit të kryesueses së KQZ’së.

Një gjë e tillë i mundësohet me anë të Nenit 61.5 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili thotë se “Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm, në rrethanat kur: d) Anëtari sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së”.

Tërheqja e vërejtjes së Osmanit, me anë të një video-mesazhi, erdhi një ditë pas mos-certifikimit të listës së subjektit politik në të cilën ajo garon, atë të Vetëvendosjes.

Ushtruesja e detyrës së të parit të vendit ka thënë, ndër të tjera, se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ’në sikur ditën e djeshme do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“I ftoj qytetarët të ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me partnerët tanë që të kemi prezencën e tyre në këtë proces. Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ’së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ’së dhe procesit zgjedhor”, ka deklaruar ajo.

Periudha e ankesave nga partitë që nuk ju certifikuan listat është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.

Institucionet ku subjektet politike mund të adresohen janë PZAP’ja dhe Gjykata Supreme.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt, në KQZ kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur.

Etiketa: Vjosa OsmaniValdete Daka

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Janë numëruar mbi 25 mijë vota nga Diaspora, Vetëvendosje merr mbi 19 mijë

7 orë më parë
Aktuale

Këshilltari amerikan i Albinit: Jam krenar që punoj me Kurtin

9 orë më parë
Aktuale

Pas suksesit të zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje ia mësyn parlamentit edhe në Shqipëri

10 orë më parë
Aktuale

Numërohen mbi 14 mijë vota nga diaspora

11 orë më parë
Aktuale

Një person theret me thikë në lagjen “Dardania” në Prishtinë

12 orë më parë
Aktuale

Tepihu i kuq për Lajçakun me dokumentet që kërkohen për të marrë viza

12 orë më parë
Postimi tjetër

Kaq gjatë mund ta lini djathin në frigorifer

Loredana duket për bukuri me këtë grim

Rudina e thotë hapur: Marku vdes për...

TË FUNDIT

Janë numëruar mbi 25 mijë vota nga Diaspora, Vetëvendosje merr mbi 19 mijë

7 orë më parë

Festa Qoqaj në plan të parë vë gjoksin, jo fytyrën

7 orë më parë

Melisa e “Përputhen” tregon pse nuk pranon të japë intervista

7 orë më parë

Jennifer Lopez ndez rrjetin, vë në pah linjat trupore me bikini

8 orë më parë

Vera Ora i thotë Ritës je si shqiponjë

8 orë më parë

Ja për çka e ka marrë malli Kidën

8 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Cilën e mbani gjithmonë në çantë? Secila tregon diçka për personalitetin

Sa bukur ia thonë këngës live Edona dhe Miloti në veturë

Eni Koçi për herë të parë zbulon raportet me vjehrrin

Shyhretja ka një urim të veçantë për mbesën

Lutfi Haziri tregon për herë të parë a është xheloz ndaj gruas

Komplimentohet çdo herë, ja si duket Remzia pa pikë grimi në fytyrë

Qendresa e Labit në njërën anë veshur në tjetrën zhveshur

Vdes këngëtari i njohur kosovar, Bujar Paloja

Diaspora me numrin më të madh të votave në katër palë zgjedhjet e fundit

Në këtë komunë të hënën nuk do të ketë 10 orë ujë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci