Vlora DumoshiTashmë është miratuar ligji për të drejtat e autorit.Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka bërë të ditur se Qeveria e ka miratuar këtë ligj, Ky ligj i miratuar thotë se është i detyrueshëm kompenzimi për ata që përdorin krijimtarinë e artistëve.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I DUMOSHIT, PA NDËRHYRJE:
‘Vendim historik për një të ardhme më të mirë për autorët e krijuesit e vendit tonë
Sot Qeveria Hoti ka marrë vendim për miratimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur dhe të drejtën e autorit me rastin e ritransmetimit, përmes të cilit vendoset kompensimi i drejtë dhe adekuat për autorët, krijuesit e investitorët e veprave audio-vizuale. Me këtë vendim, krijohet një sistem funksional i drejtës së autorit që u mundëson bartësve të drejtave kompensimin të drejtë për veprat e tyre, si dhe përmbushet obligimi për zbatimin e të drejtave pronësore intelektuale që dalin nga neni 77 dhe 78 i MSA-së.
Duke pasë parasysh rëndësinë e kompensimit të krijuesve, autorëve dhe mbajtësve të tjerë të drejtave, si dhe rëndësinë për krijimtarinë intelektuale dhe kulturore, uroj krijuesit, artistët dhe autorët për këtë vendim historik, për një të ardhme më të mirë për autorët e krijuesit në vendin tonë’.