fbpx

Von Cramon thirrje Kurtit dhe Vuçiq që t’i kthehen negociatave: Shumë gjëra janë në rrezik

nga Revista Kosovarja

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar në lidhje me dështimin e arritjes së një marrëveshje për targat sot në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë.

Von Cramon tha se është thellësisht e zhgënjyer që nuk është arritur një marrëveshje në mes dy vendeve sot në Bruksel.

Raportuesja për Kosovën, Von Cramon i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të kthehen në tryezën e negociatave.

“Arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqësi të guximshme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj i bëj thirrje të dyve Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja të ndihmuar nga Miroslav Lajçaku”,shkroi Von Cramon, transmeton lajmi.net.

Tutje eurodeputetja tha se shumë gjëra janë në rrezik përfshirë sipas saj edhe integrimi i arritur në veri të Kosovës, si dhe siç tha ajo “gjëja e fundit që duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm”.

“Më vjen thellësisht keq që nuk kishte interesim të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës nën ndërmjetësimin e BE-së. Shumë gjëra janë në rrezik, përfshirë edhe integrimi i arritur tashmë në veri të Kosovës. Në kohë të luftërave, gjëja e fundit që duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm”,është shprehur Von Cramon.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]