fbpx

Vrasësi i shtatzënës,vrau veten në shtëpinë e tij

nga Revista Kosovarja

Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashit, ka refuzuar të dorëzohet në Polici dhe ka vrarë veten.

Aktin e vetëvrasjes, ai e ka kryer në shtëpinë e tij në Shtime. Gazeta Express ju sjell një përmbledhje të këtij rasti që tronditi vendin.

Pas 44 orësh në arrati, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK’së, Hamide Magashit. Por, i njëjti s’ka pranuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten, në shtëpinë e tij në Shtime.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se kjo ka ndodhur përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, tha Sveçla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]