fbpx

Vrasja e nxënësit në Gllogjan, reagojnë nga shkolla

nga Revista Kosovarja

Ledion Hamza ishte në mesin e viktimave nga sulmi me armë zjarri ndaj një autobusi që po barte nxënës nga Gjakova në Deçan.

Për vdekjen e tij, kanë shkruar edhe nga shkolla, ku Ledioni ndiqte mësimet.

Shkolla e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”, në Gjakovë, përmes faqes zyrtare në “Facebook”, kanë thënë se është lajm i trishtë vdekja e nxënësit të tyre.

“Lajmi i trishtë për humbjen e jetës së nxënësit shembullor të shkollës tonë Ledion Hamza. Ngushëllime më të sinqerta familjës së Ledionit nga stafi i shkollës, nxënësit e në veqanti nga shokët dhe shoqet e klasës dhe kujdestarja e klasës 12.2 Ylfte Nuza 🙏😭. Pusho i qetë Ledion 🙏”, thuhet në reagimin e shkollës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]