fbpx

Vrasja e rëndë në Podujevë – Krejt çka dihet deri më tani rreth ngjarjes

nga Revista Kosovarja

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në Podujevë. I vrarë ka mbetur burri ndërsa e plagosur bashkëshortja e tij.

Viktima Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhia” ishte 30 vjeçar dhe i njëjti derisa ishte bashkë me gruan dhe djalin në një market në Podujevë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga një person.

Detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore për Insajderin ka dhënë Bedri Hyseni, drejtori i ekipsë së emergjencës në Podujevë.

Doktor Hyseni ka konfirmuar se e njëjta është plagosur në regjionin e barkut teksa është dërguar për në QKUK.

“Për momentin e kemi dërgu për në emergjencë në Prishtinë, ka një plagë në regjionin e barkut nga arma e zjarrit”, ka thënë Hyseni për Insajderi derisa nuk ka dhënë detaje nëse është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa siç kanë njoftuar nga Policia e Kosovës janë duke u bërë hetime per zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.

“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka folur edhe axha i “Dhisë” Mehmet Breznica, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

”Tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica, axha i viktimës nga vrasja e sotme.

“Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.

”Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.

”Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]