Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vrasja e Sadri Sadriut, më 28 gusht mbahet seanca fillestare ndaj të dyshuarve

nga Revista Kosovarja

Më 28 gusht nga ora 09:30 do të nisë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Festim Ramadanit dhe J.M. të dyshuar për vrasjen e Sadri Sadriut.

Mbi artikull

“Ju njoftojmë se më 28 gusht 2025, duke filluar nga ora 09:30, është planifikuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale kundër të pandehurit F.R., i akuzuar për shkak të veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe kundër të pandehurit J.M., për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Seanca e shqyrtimit gjyqësor do të mbahet në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, kati (I), salla numër (I), tek gjyqtari i çështjes Ilir Bytyqi. Gjithashtu, njoftoheni që kjo seancë është e hapur për publikun, andaj ju ftojmë ta përcjellin të njëjtën.”

Sadriu u vra më 16 gusht të vitit 2024 në parkingun e një salle dasmash në Bibaj të Ferizajt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]