fbpx

Vrasja e Tupac, dalin në dritë akuza të reja tronditëse, lidhen edhe me Diddyn

nga Revista Kosovarja

Gati 30 vite pas vdekjes së Tupac Shakur, pretendime të reja kanë ringjallur spekulimet rreth vrasjes së tij.

Në një intervistë nga burgu, Suge Knight tha se Tupac kërkoi të mos vazhdonte trajtimin pas të shtënave dhe se nëna e tij, Afeni Shakur, i udhëzoi mjekët të mos e ringjallnin, ndonëse kjo shkonte kundër dëshirave të mëparshme të reperit.

Knight gjithashtu përmendi pretendimet e Duane “Keefe D” Davis, i cili tha se Diddy kishte ofruar 1 milion dollarë për të orkestruar vrasjen – akuza që Diddy i ka mohuar vazhdimisht dhe për të cilat nuk ka qenë kurrë zyrtarisht i dyshuar. Akuzat rikthehen në kohën kur Diddy përballet me probleme të tjera ligjore në New York. Sipas Knight, më vonë një pjesë e hirit të Tupac u tymos nga miqtë e tij më të ngushtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]