fbpx

Vrasja në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt është deklaruar lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Rrustem Statovci’.

Viktima në këtë rast 83 vjeçarja, M.Ç, shtetase e Kosovës.

“Rreth orës 08:20, policia ka marrë informatën për një rast vrasje e rëndë në Ferizaj .Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë. Viktima M.Ç. (Shtetase e Kosovës e moshës 83 vjeçare)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksua se pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast ku i njëjti është duke u intervistuar.

“Për detaje tjera do të informoheni më vonë”, u shtua tutje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]