fbpx

Vrasja në Podujevë: Arrestohen dy persona të dyshuar

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen, e cila ka ndodhur një muaj më parë në fshatin Dumnicë të Podukjevës.

Sipas policisë personat e dyshuar janë B.S, mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe I.S, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje , që ka ndodhë me datën 26.03.2023, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje”, thuhet në njoftim

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]