fbpx

Vrasja në Podujevë, edhe pas publikimit të fotografisë, policia ende s’ka rënë në gjurmët e të dyshuarit

nga Revista Kosovarja

I mitur që dyshohet se ka kryer vrasjen e para tri ditëve në Podujevë ende nuk është identifikuar nga Policia e Kosovës, teksa një person është arrestuar tashmë për vrasje në bashkëkryerje. Pavarësisht se dje Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, sipas zëdhënësit të policisë, Agron Borovci ende s’ka ndonjë të re në drejtimin e identifikimit të dyshuarit.

Ai dyshohet se është një 15 vjeçar.

Valmir Breznica, 34-vjeçar mbeti i vrarë të hënën në Podujevë. Sipas dëshmitarëve, ai u privua nga jeta në sy të djalit të tij 4-vjeçar, teksa i mbeti e plagosur gruaja. Dyshimet e para janë se vrasja u krye në bashkëkryerje. Dorasi dyshohet të jetë një i mitur, teksa një person tjetër është arrestuar tashmë nga policia e Kosovës.

Arsim Syla, nga fshati Gllamnik është vënë në pranga të Policisë, teksa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja.

Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën procedurë hetimore.”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar Policia.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për të zbardhur rrethanat e rastit tragjik.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka folur edhe axha i “Dhisë” Mehmet Breznica, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

”Tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica, axha i viktimës nga vrasja e sotme.

”Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.

”Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.

”Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”.

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]