fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vrasja në Prizren, Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për “Kobrën” dhe pesë të tjerët

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Dibran Hoxhën dhe pesë të pandehurit të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

Lekaj tha se Prokuroia ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Dibran Hoxha, i cili dyshohet të ketë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.

Po ashtu, vazhdimi i paraburgimit është kërkuar edhe për pesë të dyshuarit e tjerë Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahi,, të dyshuar për veprat penale “Manipulim me prova” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

 

I njëjti tha se gjyqtarja e procedurës paraprake, lidhur me propozimin e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit do të vendos deri më 3 shkurt 2023.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 4 janar 2023, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj ndaj Hoxhës dhe të tjerëve.

Ndërsa, për të dyshuarin e shtatë R.S, më 7 janar 2023, gjyatarja e procedurës paraprake, kishte caktuar masën e paraburgimit, e cila vlen deri më 6 shkurt 2023. I dyshuari R.S., dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Manipulimi me prova”.

Ndryshe, sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

 

“Më dt 03.01.2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C, duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh, të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B, që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City”, me të dëmtuarit ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “Mercedes” FA 19-PFX, me targa angleze, për tu larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxha, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C ndërron jetë rrugës për në spitalin e Kukësit, derisa R.Sh nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

 

Me këtë, Hoxha dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, nënpar, 1.5 të Kodit Penal.

Ndryshe, më 5 janar 2023, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe RBF-së (Rockfeller Brothers Fund), ka publikuar analizën me titull “Dështimi i shtetit ndaj “Kobrës”.

Kurse, në analizën e IKD-së, të publikuar në shkurt të vitit 2022, ishte theksuar se Hoxhaj ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë. Ky recidivist në medie proklamohej se ka kryer 198 vepra penale, derisa bënte të ditur se e gjithë kjo e kaluar e tij kriminale filloi me rastin e hapjes së lokalit të lartcekur.

Sipas IKD-së, në të gjitha këto raste, është paraparë mundësia e aplikimit të dënimeve më të ashpra ndaj tij, por se në asnjë prej tyre, i njëjti nuk është dënuar me burgim efektiv, as pasi i njëjti kishte përsëritur këto vepra penale dhe ishte recidivist. Për veprat penale për të cilat është dënuar Hoxha, dënueshmëria sipas ligjit ka shkuar deri në 10 vite burgim, raporton betimiperdrejtesi.

 


Etiketa: Prizren

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Valdete Daka thotë se Presidentja mund të rrëzohet

9 minuta më parë
Aktuale

Gjukanoviq: Në Ballkan kemi një përpjekje për të krijuar një ‘botë serbe’ të modeluar sipas ‘botës ruse’

25 minuta më parë
Aktuale

MPB thotë se nga java tjetër do të furnizohen me material shtesë për dokumentet personale

39 minuta më parë
Singer at microphone. Woman singing and holding mic. Female vocal talent. Music show recital.
Aktuale

Drejtori i ATK-së jep disa detaje për tatimin e këngëtarëve

44 minuta më parë
Aktuale

Prostitucion te “Muharrem Fejza”, arrestohen dy femra dhe një mashkull

2 orë më parë
Aktuale

Papa Françesku shtrihet në spital

2 orë më parë
Postimi tjetër

Cilat janë dhurata ideale për fëmijët tuaj

Eskalon Olta Gixhari, shan keq Big Brotherin

Ledri uron ditëlindjen e nënës me fjalët më të bukura

TË FUNDIT

Valdete Daka thotë se Presidentja mund të rrëzohet

9 minuta më parë

Ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mund të rrëzohet. Krejt kjo varet nga...

Ky është mesazhi i koduar që fshihet pas dronit që Kiara i dërgoi Luizit

18 minuta më parë

E teksa Luizi vijon garën në "Big Brother" me qëllimin që të fitojë çmimin e madh, Kiara është tanimë fansja...

Gjukanoviq: Në Ballkan kemi një përpjekje për të krijuar një ‘botë serbe’ të modeluar sipas ‘botës ruse’

25 minuta më parë

Serbia po përpiqet të bëjë në rajonin tonë atë që po bën Rusia në rajonin e saj, tha presidenti i...

Ndërron jetë nxënësi i klasës së 9-të Leon Syla, shkolla “Dardania” shprehin dhimbjen e madhe

32 minuta më parë

SHFMU “Dardania” në Prishtinë, në postimin e fundit në “Facebook”, ka dhënë një lajm mjaftë prekës, shkruan “Kosovarja”. “Pas një...

Mema flet për herë të parë pas humbjes së motrës së saj

34 minuta më parë

Valbona Mema, një artiste mjaft e njohur nga të gjithë por edhe një ish-banore e shtëpisë së “Big Brother VIP”...

MPB thotë se nga java tjetër do të furnizohen me material shtesë për dokumentet personale

39 minuta më parë

Në fillim të muajit prill, në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) do të arrijë kontingjenti i ri me material...

MË TË LEXUARAT

Aktori i famshëm mbledh para për të blerë drone në ndihmë të ushtrisë ukrainase

I premtoi 10 mijë euro Sabianit, Iliri Shaqiri tregon a ia dha ato mikut të tij

Selena Gomez po “martohet”, shkëlqen në fustan nusërie

Sot 16 vjet Ahtisaari ka dorëzuar raportin për pavarësinë e Kosovës

Sulmi me armë ndaj Top Channel, Karamuço poston foton e një 5 lekëshi: Ra nga xhepi i të ndjerit

Kjo është torta e ditëlindjes që Andi ja dhuroj Greses

Arsyet e pranuara për mosagjërim dhe zëvendësimi i tjetrit në agjërim

Ja çfarë bënë Ronela Hajati rrugëve të Spanjës

Ngjarja e rëndë në Top Channel, presidenti Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt

Familjarët e Kiarës marrin vendimin e papritur: Na vjen shumë keq…

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist