Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vrasje në një lokal në Pejë

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një vrasje në qytetin e Pejës.

Mbi artikull

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se një person i gjinisë mashkullore, ka mbetur i vrarë në një lokal të këtij qyteti, rreth orës 15:36.

Gashi tutje shtoi se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës, kurse shkaqet për këtë rast tragjik ende nuk dihen.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gjin Gazuli” të Pejës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Policia ka pranuar informacion se në orën 15:36, se në rrugën “Gjin Gazuli”, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në një lokal. Motivet ende nuk dihet. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha ai. /Reporteri/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]