fbpx

Vrasje në tentativë: Kosovari qëllohet me armë zjarri derisa po ecte rrugës

nga Revista Kosovarja

Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në Drenas.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:21, teksa viktimës i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore.

Viktima në polici ka deklaruar se plagosja kishte ndodhur gjatë kohës që ai po ecte në rrugë.

Ai thotë të jetë plagosur nga një person i panjohur.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]