fbpx

Vrasje në tentativë ndaj babës dhe djalit në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Babë e djalë janë sulmuar me thikë nga një person i dyshuar dje në Prishtinë. Sipas policisë sulmi ka ardhë si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve që djali kishte me disa persona.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Nuk raportohet për persona të arrestuar.

“VRASJE NË TENTATIVË/ Rr. Arben Xheladini, Prishtinë, 11.05.2022 – 19:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona”, thekson njoftimi i policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]