fbpx

Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

nga Revista Kosovarja

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë është plagosur me armë zjarri.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]