fbpx

Vrau dy të rinjtë në Klinë, kërkohet dënim i rëndë për Jon Hotin

nga Revista Kosovarja

Është mbajtur sot në Gjykatën Themelore të Pejës seanca për vrasjen e dy të rinjve në Klinë, Rexhep dhe Albison Slivova. Rasti tragjik që tronditi opinionin publik ndodhi në nëntor të vitit të kaluar.

I akuzuari Jon Hoti ka pranuar fajësinë dhe njëherësh ka shfaqur pendesën e tij për këtë veprim, duke u kërkuar falje familjarëve të viktimave. Nga ana tjetër, prokuroria e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj, ka kërkuar nga gjyqtari i rastit që të mos merren për bazë lehtësuese kërkimfalja dhe pendesa e dorasit.

“Kërkoj nga gjykata që pranimin e fajësisë, kërkimfaljen, shprehjen e ngushëllimeve të mos i vlerësojë si rrethana posaçërisht lehtësuese”, ka thënë Disha-Haxhosaj.

Nga ana tjetër, avokati i familjarëve të viktimave, Luan Mehmetaj, ka kërkuar nga trupi gjykues minimum 10 vje dënim ose burgim të përjetshëm për të akuzuarin Jon Hoti.

“Kërkojmë 10 vjet dënim ose burgim të përjetshëm. Ne e kemi parasysh, si e tha edhe prokurorja, kërkimfaljen, shprehjen e keqardhjes, moshën e tij. Megjithatë, ne mendojmë se edhe poqese gjykata i vlerëson këto rrethana lehtësuese, t’i vlerësojë minimalisht”, ka thënë Mehmetaj. Albison dhe Rexhep Slivova humbën jetën si pasojë e një konflikti të armatosur, ndërsa drejtësia pritet të japë fjalën e saj në vazhdim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]