fbpx

Vritet një ari në Brezovicë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt bën të ditur se sot në orët e mëngjesit e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që shpie tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një ari.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Telegrafin se lidhur me rastin janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Sot, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që dërgon tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një kafshë të egër (ari). Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë të masat e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”, tha ai.

Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar “Gjueti e paligjshme” .

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]