fbpx

Vritet një person në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një person është vrarë sot rreth orës 14:30 në fshatin Novosellë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, të cilët thanë se viktima është e gjinisë mashkullore.

“14:40 minuta policia ështyë njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu Policia bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen e viktimës është në arrati.

“I dyshuari gjendet në arrati, policia është në kërkim të tij”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]