fbpx

Vritet shkrimtarja e njohur

nga Revista Kosovarja

Shkrimtarja ukrainase, Victoria Amelina, ka vdekur pas sulmit rus që goditi një restorant picash në qytetin e Kramatorskit të martën.

Studiuesja e krimeve të luftës është bërë personi i 13-ë që ka vdekur në sulm.

Shoqata e shkrimtarëve PEN Ukraine tha se mjekët “bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetën e saj, por fatkeqësisht plagët ishin fatale”, shkruan BBC.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë quajtur sulmin një krim lufte.

Amelina, 37 vjeçe, po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë në sallën e njohur Ria Lounge kur raketa goditi. Rreth 60 të tjerë u plagosën në sulm.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin në Dnipro, por nuk u mbijetoi plagëve.

“Me dhimbje të madhe ju informojmë se zemra e shkrimtares Victoria Amelina pushoi së rrahuri më 1 korrik”, thuhet në një deklaratë të grupit.

“Në ditët e fundit të jetës së Viktorias, familja dhe miqtë e saj ishin pranë saj”.

Amelina ishte një nga shkrimtaret e reja më të famshme të Ukrainës, e cila filloi të dokumentonte krimet e luftës pas pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar. Ajo gjithashtu filloi të punojë me fëmijët pranë vijës së frontit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]