fbpx

Vuçiq ka mbajtur takim me ministrat e tij për shkak të ndalimit të dinarit në Kosovë

nga Revista Kosovarja

“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur mbrëmë një takim urgjent me disa ministra të qeverisë serbe, pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka refuzuar propozimin e SHBA, BE-së dhe vendeve të KUINT-it dhe ka vendosur që nesër të fillojë ndalimi i përdorimit të dinarit në Kosovë”, kanë deklaruar nga presidenca serbe për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Në takimin e mbajtur e Vuçiqit me ministrat e tij është diskutuar për hapat e radhës që do të ndërmarrë Beogradi me këtë rast, transmeton Paparaci.

Mirëpo, më herët mbrëmë në Prishtinë, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se Qeveria e Kosovës nesër do të dalë me informacione lidhur me dekretin e BQK-së.

“Ne e përmendëm çështjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës. Por unë nuk do të jem zëdhënës i qeverisë së Kosovës. Do të ketë informacione që do t’ju komunikohen nesër”, ka thënë Lajçak para gazetarëve pas takimit me kryeministrin Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]