Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vuçiq maskohet si grua për të hyrë në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë kërkesë gjatë vikendit për të vizituar Kosovën. Por, autoritetet kosovare ia kanë refuzuar këtë kërkesë.

Mbi artikull

E pas refuzimit të kërkesës së tij, kanë filluar shakatë me presidentin serb.

Në rrjete sociale po qarkullon një foto e një gruaje të ulur në autobus, e që i ngjason Vuçiqit.

“Vuçiq maskohet si grua për t’u futur në Kosovë pa leje 😂😂”, është mbishkrimi i kësaj fotoje.

Moneytizer Paragrafi 4

Nuk dihet nëse gruaja ngjason vërtetë me Vuçiqin apo është përdorur fotoshop.

Ndryshe, Ministria e Jashtme e Kosovës e kishte konfirmuar kërkesën e zyrës së presidentit serb, por kishte thënë se nuk do t’ja japë lejen për të vizituar Republikën e Kosovës.

Bashkë me Vuçiç, pritej që në Kosovë të mbërrinte edhe ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, ish-shefi i zyrës për Kosovën Marku Gjuric dhe shefi aktual i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]