fbpx

Vuçiq në Tiranë: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka folur me zyrtarët europianë për “gjendjen aktuale” të serbëve në Kosovë.

Ai vazhdoi retorikën e zakonshme se në Kosovë ka “sulme të përditshme” kundër serbëve.

“Gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri këtu në Bashkimin Evropian. Njerëzit po shohin gjithnjë e më shumë se cilët janë ata që në thelb po shkaktojnë trazira dhe që nuk duan të krijojnë paqe të qëndrueshme dhe të arrijnë zgjidhje kompromisi”.

Deri në çfarë mase BE-ja tani është e bindur se mund të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është pyetur ndër të tjera Vuçiq dhe në përgjigje ai ka pretenduar se ai qëndron për “dialog”.

“Është shumë e vështirë për ne me sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë. Por dialogu është gjithmonë zgjidhja e vetme dhe kjo është e rëndësishme për ne. Kam biseduar me ta [zyrtarët e BE-së] dhe i kam informuar për gjendjen aktuale. Njerëzit e dinë, shohin, janë të vetëdijshëm. Ne do të shohim”.

‘Situata për popullin serb në Kosovë nuk është e lehtë”, pretendoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]