fbpx

Vuçiq takohet me Borellin, kërkon themelimin e Asociacionit nga Kosova

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, të premten në Paris është takuar me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë takim Vuçiq ka shkruar në llogarinë e tij në Instragram.

Sipas tij në takim është diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, rrugën evropiane të Serbisë dhe harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE-në.

Kreu i shteit serb ka treguar se ka kërkuar fillimin e formimit të Asociacionit nga Kosova.

“E theksova se është shumë e rëndësishme që institucionet evropiane dhe shtetet anëtare të BE-së të mbajnë qëndrim të prerë karshi asaj se Prishtina më në fund duhet të fillojë t’i përmbushë obligimet e saj, që para së gjithash ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që do të tregonte angazhimin e tyre të pretenduar në praktikë, do të mundësonte vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka shkruar Vuçiq.

“Ne ramë dakord se është e nevojshme të ulen të gjitha tensionet, të qetësohen tensionet dhe të zgjidhen problemet në mënyrë racionale, për të cilën Serbia gjithmonë insiston”, ka shkruar tutje ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]