fbpx

Vushtrri: 23-vjeçari sulmon dhe kërcënon nënën e tij, ajo kërkon ndihmë nga Policia

nga Revista Kosovarja

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe prindërit, të cilët përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Vushtrri, ku një 23-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, të cilës i shkaktoi frikë dhe shqetësim të madh.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, kur i dyshuari eskaloi në dhunë fizike dhe e goditi viktimën, e për të mos mbaruar me kaq, edhe e ka kërcënuar.

Posa rasti është denoncuar në Polici, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën “Dhunë në familje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]