fbpx

Vushtrri: Rrah gruan deri sa e bën për spital, policia arreston të dyshuarin

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Vushtrri për “sulm/lëndim të lehtë trupor” mbrëmjen e së shtunës.

Në raportin ditor të PK’së thuhet se i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima, për pasojë, ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan Insajderi.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM/LENDIM I LEHTË TRUPOR- Vushtrri 14.09.2024-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të PK’së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]