fbpx

VV akuzon sërish me video pushtetet e kaluara

nga Revista Kosovarja

Vetëvendosje i është rikthyer videove propaganduese kundër pushteteve të kaluara, duke mos lënë pa sulmuar as njërin prej ish-krerëve të shtetit që tash gjendet në Hagë, Hashim Thaçin.

Vetëvendosje, në një video të publikuar në Facebook, pretendon se gjatë qeverisjes së saj 2-vjeçare, s’ka vjedhje, s’ka zhvatje e pasurim të politikanëve nga politika, shkruan lajmi.net.

Sipas tyre, s’ka nënshtrim e “nënshkrim” kundër Republikës së Kosovës.

“Ka shtet sepse s’ka banda. Ka zhvillim sepse s’ka hajni”, thotë partia në pushtet.

Postimi i plotë:

Çka ka çka s’ka këto 2 vite?

Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika.

Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin.

Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës.

Ka shtet sepse s’ka banda.

Ka zhvillim sepse s’ka hajni.

Ka vizion sepse s’ka mësymje private.

Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari.

Ka REPUBLIKË!.

https://www.facebook.com/watch/?v=925735002135374

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]