WhatsApp vjen me një risi që do të na hyjë shumë në punë

nga Revista Kosovarja

WhatsApp do të vijë me një risi që do të na kryejë shumë punë.

Me qëllim për ta bërë më të lehtë ruajtjen e materialeve, si linke, shënime apo fotografi, platforma e popullarizuar po teston një veçori të re që do të na mundësojë që t’i dërgojmë mesazhe vetes.

Sipas WABetaInfo, WhatsApp tani po teston disa përmirësime për dërgimin e mesazheve tek vetja për disa testues beta në aplikacionet e tij beta për Android dhe iOS.

Sipas raportit të IANS, WhatsApp tani po kryen një test të vogël duke ndarë “mesazhe me veten” për një grup të përzgjedhur përdoruesish.

Ndërkohë, sipas WABetaInfo, WhatsApp ka të ngjarë të sjellë një veçori të re të privatësisë, në të cilën kompania do të bllokojë aftësinë për të bërë screenshot-e të fotove dhe videove që ndahen në opsionin “Shiko një herë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]