fbpx

Xërxë -Rahovec: Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident

nga Revista Kosovarja

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Xërxë – Rahovec.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se personi i lënduar pas marrjes së trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici.

“Sot rreth orës 11:40 është është pranuar informacion për një aksident trafiku në rrugën Xerrxë-Rahovec. Të përfshirë në aksident trafiku kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person i moshës madhore ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e konfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec). Një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”- tha Elezaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]