fbpx

Xhaka nominohet për sportistin e vitit në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ka qenë protagonist në vitin 2022 me paraqitjet e tij me Arsenalin.

Së fundmi u zgjodh lojtari i muajit.

Mesfushori kualitativ do t’i udhëheqë edhe “Helvetikët” në Kupën e Botës. Ai është nominuar për sportistin e vitit në Zvicër. Votimet do të fillojnë më 29 nëntor online në linkun: www.sports-awards.ch, kurse më të mirët do të zgjidhen të dielën e 11 dhjetorit.

Në garë me Xhakën janë dy sportistë nga hokeji në akull, një nga hendbolli, një nga futbolli dhe një nga futbolli në rërë. Nëse vazhdon me paraqitje të mira edhe në “Katar 2022”, Xhaka do të jetë favorit për ta fituar këtë çmim prestigjioz.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]