fbpx

“Xhane, xhane” – Dafina paralajmëron bashkëpunimin e ri

nga Revista Kosovarja

Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktive gjatë këtij viti duke sjellë hite të njëpasnjëshme.

Dhe ajo nuk e ka në plan të ndalet. Është në kompletim e sipër të realizimit të ri muzikor.

“Xhane, xhane” titullohet kënga e re, e cila do të vijë bashkëpunim dhe do të lansohet më 15 shtator.

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja e ka publikuar një video, ndërsa në prapavijë dëgjohet një fragment i këngës së re.

Dueti me Elinel, “A mke dashtë” është ndër projektet e fundit të Dafinës që u publikua para dy javësh dhe numëron mbi katër milionë shikime në YouTube.

https://www.instagram.com/p/CxFp4AZoOon/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]