179
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se ushtria jonë nuk ka pasur as nuk ka arkiva.
Jashari në “Debat Plus” ka akuzuar politikanët për gabimet e bëra në bisedime me Serbinë.
“Delegacionit tona që kanë shkuar në bisedime kanë rrëshqitur: Ata ose nuk kanë qenë të informuar, ose nuk kanë dashur të informohen ose kanë bërë lëshime për qëllime politike që është një e keqe e madhe”, tha ai.
Ai ka thënë tutje se lufta e UÇK-së nuk ka pronarë, pasi populli është pronarë i luftës së lavdishme.