fbpx

Xhaxhai dyshohet se dhunoi mbesën e mitur në Vrellë të Istogut, arrestohet

nga Revista Kosovarja

Një e mitur është dhunuar në fshatin Vrellë të Istogut. Lidhur me rastin, të hënën është arrestuar një i dyshuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Pejë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i Shtetit e ka ndaluar të dyshuarin për 48 orë, ndërsa gjatë afatit ligjor, ndaj të pandehurit do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, konfirmoi Nikçi.

Ndërsa, shtoi se Prokuroria e Pejës do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtij rasti.

Telegrafi ka mësuar se i dyshuari është xhaxhai i të miturës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]