fbpx

Xhelozia e shtynë Selvijën ta bëjë këtë veprim

nga Revista Kosovarja

Këngëtari, Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao kanë qenë në krye të mediave rozë pasi konfirmuan se janë martuar në fshehtësi të plotë. E që, së fundmi u përfol se partnerja e këngëtarit ishte shtatzënë dhe se kjo ishte arsyeja pse i kishin dhënë fund beqarisë.

Lidhur me këto lajme ka reaguar e revoltuar vetë Selvija, e cila hedh poshtë spekulimet për një shtatzëni. Ajo thotë se është zgjuar mes mesazheve nga të afërmit për shkak të këtyre lajmeve të pavërteta ndërsa bën thirrje që të mos shkruhet më për diçka aq të shenjtë, si fëmija.

Gjatë ditëve të fundit, Shpati ka mbajtur një koncert në Shqipëri, e që ishte i shoqëruar nga Selvija.

Ajo shihej duke e xhiruar Shpatin, teksa ai këndonte në skenë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]