fbpx

Xheneta del me shpjegim për videon me Drilonin, ja kush e detyron të fshij

nga Revista Kosovarja

Një video e publikuar së fundmi, ku shfaqet Drilon Rama, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale. Videoja, e cila është bërë publike nga Xheneta Fetahu, sipas saj ka pasur për qëllim të tregojë një realitet të panjohur për publikun, duke evidentuar sjellje të cilat i ka përjetuar si manipulim, presion dhe tentim për nënshtrim.

Pas publikimit, rasti është trajtuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka bërë të ditur se publikimi i tillë është në kundërshtim me nenin 202 të Kodit Penal të Kosovës. Megjithatë, sipas dëshmive të paraqitura nga Fetahu, Drilon Rama ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e videos dhe nuk ka shprehur kundërshtim ndaj publikimit të saj.

Në reagimin e saj, Xheneta thekson se Rama ka vendosur ta trajtojë çështjen në rrugë ligjore, një zgjedhje që ajo e respekton. Ajo gjithashtu ka njoftuar se të gjitha materialet që përmbajnë kërcënime, shantazhe dhe çdo formë presioni psikologjik do të dorëzohen në gjykatë si prova zyrtare, shkruan “Kosovarja”.

“Videoja do të fshihet vetëm sepse e respektoj ligjin. Por e vërteta mbetet – ajo nuk fshihet dot,” shkruan ajo në reagimin e saj.

Ky rast ka ngjallur diskutime mbi kufijtë mes transparencës publike dhe mbrojtjes së privatësisë, duke vënë në qendër të vëmendjes mënyrën se si trajtohen rastet e ekspozimit publik në media dhe rrjetet sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]