64
Ish-banorja e shumëpërfolur e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta, duket se nuk ka ndërmend të largohet nga vëmendja e mediave rozë.
Ajo ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një pozë tejet provokuese.
Këtë herë, Xheneta ka vendosur të ekspozojë gjoksin në një mënyrë të guximshme dhe mjaft sensuale, shkruan “Kosovarja”.
E veshur minimalisht, me një grim të kuruar dhe një qëndrim plot vetëbesim, ajo dëshmon se vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara të pas BBVK-së.