fbpx

Xheneta i reagon menjëherë Drilonit me një deklaratë bombastike

nga Revista Kosovarja

Xheneta Fetahu nuk ka humbur kohë për të reaguar pas vendimit të gjykatës në favor të saj ndaj Drilon Ramës.

Në një postim ironik dhe thumbues në Instagram, ajo i është referuar Drilonit si “fitues i shpikur i BBV-së”, duke e akuzuar për dramë plastike dhe përpjekje të kota për të fituar vëmendje.

Në reagimin e saj, Xheneta thekson se ankesa për shkelje të privatësisë ishte pa bazë, pasi vetë ish fituesi i BBVK, Driloni, kishte dhënë pëlqimin për publikimin. Ajo citoi institucionin përkatës, që sipas saj ka deklaruar: “S’ka shkelje. S’ka hetim. Rasti? Pa bazë.”

Me një stil sarkastik, ajo përmbyll reagimin me një pyetje thumbuese: “Athua gishtin ku do ta fus sonte?”

Kundërpërgjigje ndaj Drilonit, i cili javë më parë kishte publikuar një fotografi ku shihej me një dorë figure me gishtin e mesit të ngritur. Fotografi e cila i ishte drejtuar Xhenetës.

Si mendoni ju, a do të kemi një kundërpërgjigje nga Driloni për Xhenetën?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]