Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan imazhe nga më të ndryshmet.
Në fotografitë e reja që publikoi në Instagram, ajo ua ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim, i cili duket paksa thumbues.
“Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin Oscar”, ka shkruar modelja.
Ndonëse nuk ka përmendur ndonjë emër, ish-konkurrentja e BBVK ka bërë që të ketë aludime.
E njëjta ditë më parë hodhi një akuzë ndaj prezantueses Sara Gjoka, duke i thënë se i ka shkruar ish-partnerit të saj, derisa ishte me të.