fbpx

Xheni e Përputhen: Babai im në gjendje kritike për jetën, produksioni planifikonte sherre

nga Revista Kosovarja

Xheni Brahaj ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka folur për eksperiencën e saj në “Përputhen” duke bërë deklarata të forta.

Fillimisht ajo u shpreh se produksioni e kishte gënjyer duke i thënë se do të bëhej pjesë e “Përputhen VIP”, e më pas kishte ndryshuar kontratën.

Ish-konkurentja tha se nga stresi ajo kishte kaluar në paralizë krahu, por jo vetëm.

Xheni u shpreh: ‘Ka qenë një moment i tmerrshëm për mua kur mora një telefonatë se babai im ishte shumë sëmurë. Prapë e mblodha veten dhe u mundova të mos e shfaq. Produksioni ishte në dijeni të gjendjes sime, dhe atë ditë ndodhën shumë zënka.’

E pyetur nga moderatorja nëse zenkat ishin të planifikuara, Xheni u shpreh: ‘Po, mesa më kanë thënë konkurentët kanë qenë të planifikuara.’

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]