Nënë e dy fëmijëve, Konxhe Ramazani nga Elbasani punonte prej disa vitesh në qytetin e Pejës, si kërcimtare në një klab nate, ndërsa njihej me emrin ’Xheni’. Gruaja me flokë të gjata dhe tatuazhe të shumta në trup u zhduk, pasi la në banesë dy fëmijët e saj të mitur.
Mbrëmjen e 19 majit u nis për në punë. E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV e ëma tregon në transmetim live audio-mesazhin shokues që i mbërriti për të bijën disa ditë pas humbjes, në rrjetin social facebook, nga një shqiptar i Kosovës.
Humbjen e Xhenit e mësova nga mbesa. Ajo më telefonoi dhe më tha nëna ka ikur dhe jemi vetëm. U nisa menjëherë tek ata. Qëndrova pak ditë në Pejë dhe pas denoncimit në polici erdha me fëmijët në Elbasan. Disa ditë më vonë jam tronditur edhe më shumë, kur dikush me solli një audio ku dëgjohej të thuhej:‘Edhe këtej gati e kanë marrë vesh krejt se kanë mbyt diku Xhenin…”- u shpreh nëna.
E bija e Konxhe Ramazanit, rrëfen mes lotësh si u nda me nënën mbrëmjen e 19 majit dhe mesazhi i fundit që ajo i dërgoi.