Xhensila bën tatuazh emrin e vajzës në këtë pjesë të trupit

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka gdhendur në trupin e saj një dedikimi për të bijën.

Ajo në duar ka bërë një tatuazh të veçantë për Ajkën, io cili konsiston në vetëm katër shkronja – emri i vajzës së saj të vetme, [AJ] janë në njërin gisht tregues, ndërsa [KA] në gishtin tjetër.

“Lutja ime. ‘Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre’ – Isaiah 54:13”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e fotos ku tregoi për tatuazhin e ri.

Kujtojmë që Xhensila dhe Besi për shkak të pandemisë që ka ndikuar në aktivitete muzikore, shumicën e kohës po e kalojnë pranë njëri-tjetrit dhe të bijës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]